Kulla më e lartë në kryeqytet dhe në gjithë Shqipërinë, Downtown One e ndërtuar në qendër të Tiranës nga Grupi Kastrati, ka ndezur dritat për herë të parë mbrëmjen e së martes. Kjo, është dhe një nga veçantitë e kullës, sepse ka formën e hartës së Shqipërisë.
Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, në fasadat e saj kryesore kulla drejtvizore përmban shtëpi dhe zyra me ballkone, që secila përfaqëson një fshat apo qytet dhe kur shihen nga larg, formojnë një hartë të Shqipërisë.
Rëndësia e ballkoneve nuk është vetëm ikonografike; për banorët e ndërtesës ato ofrojnë pamje spektakolare panoramike të qytetit dhe maleve, ndërsa tarracat e krijuara mundësojnë komunikimin dhe lidhjen mes banorëve për të dhënë ndjesinë e një fshati vertikal.
Kulla sjell ndjenjën e një fshati vertikal në qendër të qytetit të ngarkuar, banesa individuale ku inkurajohet komunikimi me fqinjët. Downtown One ka një sipërfaqe mbi 77,000 m2 dhe është e vendosur në qendër të Tiranës, në bulevardin Bajram Curri, në jug të lumit Lana.