Deputeti demokrat Gazment Bardhi ditën e sotme pritet që të mblidhet me deputetët në degën numër 7 të Partisë Demokratike në Tiranë.
Në rendin e ditës, sipas njoftimit të shpërndarë nga i mandatuari i Enkelejd Alibeajt, janë diskutimet në lidhje me vendimet që do të merren prej tyre për bashkimin ose jo me PD-në zyrtare, të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha.
“Nesër, datë 2 Nëntor, ora 18:00; në selinë e Partisë Demokratike Dega 7 (përballë Mondialit), do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, me rend dite: Diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e mëposhtëm të Grupit Parlamentar të PD”, thuhet në njoftim.
Edhe pse u duk se brenda Partisë Demokratike do të kishte një bashkim për të dalë në zgjedhjet vendore me një kandidat, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ditën e djehsme bëri me dije se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës.