Rama niset sot drejt Gjermanisë, ja tre marrëveshjet e rëndësishme që do të nënshkruhen për Ballkanin Perëndimor

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme pritet të udhëtojë drejt Gjermanisë pasi nesër, 3 Nentor 2022, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Shcolz, do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një fokus në samit do të marrë edhe kriza energjetike.

Mësohet se Samiti do të nisë në orën 09:00, ku përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, do të marrë pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, si edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Zjarr Tv Ad