Meta pret delegacionin e “Aleancës për Shqiptarët” në Maqedoninë e Veriut: Mbështesim përmirësimin e pozitës dhe të drejtave të shqiptarëve

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar sot delegacionin e “Aleancës për Shqiptarët” në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thekson se përmirësimi i pozitës dhe të drejtave të shqiptarëve gëzon mbështetjen e plotë së Partisë të Lirisë.

“Kënaqesi të prisnim sot delegacionin e “Aleancës për Shqiptarët” në Maqedoninë e Veriut.

Së bashku me Kryetarin e ASH, z.Arben Taravari theksuam rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Përmirësimi i pozitës dhe të drejtave të shqiptarëve gëzon mbështetjen e plotë së Partisë të Lirisë.

Së bashku edhe për përshpejtimin e integrimit europian”, shkruan kreu i PL.

Zjarr Tv Ad