“Shtresa e mesme e shoqërisë është garante e demokracisë”, Meta: Kjo është arsyeja që “Rilindja” i ka shpallur luftë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se fokusi i Partisë së Lirisë do të jetë në nxitja e prodhimit dhe zgjerimi i shtresës së mesme të shoqërisë shqiptare.

Përmes një videoje të shpërndarë në Facebook, Meta shprehet se shtresa e mesme e shoqërisë është garantë për mbrojtjen e demokracisë dhe sipas tij kjo është arsyeja që qeveria i ka shpallur luftë.

“Rilindja i ka shpallur luftë të qëllimshme shtresës së mesme, pasi shtresa e mesme, forcimi i saj, zgjerimi i saj, është garante për vetë mbrojtjen e demokracisë, përveçse zhvillimit të vendit”, shprehet Meta në video.

“Modeli ynë ekonomik do të mbështetet tek nxitja e prodhimit, tek rritja e eksporteve, tek ekonomia e dijes, tek liria dhe klima miqësore ndaj biznesit, tek ulja e barrës fiskale dhe formalizimi i ekonomisë, tek garantimi i të ardhurave jetike për shtresat më në nevojë dhe sidomos tek konsolidimi dhe zgjerimi i shtresës së mesme të shoqërisë”, shton Meta krahas videos.

Zjarr Tv Ad