Bamirësi Elvis Naçi ka reaguar i prekur për ngjarjen e rëndë që u shënuan në Pejë, ku një e moshuar u dhunua nga infermiert në qendrën “Orenda”.
Naçi shkruan se lajmi ka plagosur zemrën e çdo shqiptari, tejsa shkruan se të moshuarit kanë nevojë për dashuri e buzëqeshje.
Bamirësi shkruan se e moshuara është nëna e një djali që ka rënë dëshmorë i UÇK, dhe nëse s’do vritej në luftë do kujdesej për nënën e tij.
Zemërthyer ai shkruan se shumë nuk i kanë prindërit e çfarë nuk do jepnin që t’i puthnin duart e ballin.
Postimi i plotë:
Vellezer e motra, ngjarja e rende qe ndodhi me te moshuaren akoma nuk po na lejon te marrim veten. Shpirti na eshte trazuar e fjalet nuk gjenden lehte se dhimbja e shkaktuar ka plagosur cdo zemer.
Cdo kush prej nesh mendoi si per nenen e vet ne ato caste, e te mendosh se me sa sakrifica na kane rritur, thinjat, rrudhat, pafuqia e moshes meriton respekt dhe dhembshuri, meriton dashuri pertej cdo sherbimi ai eshte mision i nje zemre te dashur dhe nuk duhet te shihet si nje vend pune.
Ajo nene lindi nje deshmor i cili dha jeten per te qene sot te lire, dhe nese djali i saj te mos vritej per Kosoven do te kujdesej per nenen, por ai e la amanet e ky amanet eshte i shenjte jo vetem per te, por per cdo te moshuar qe kerkojne pak dashuri nga ne…
Shume prej nesh nuk i kane prinderit e cfare nuk do te jepnim t’i kishim nje cast te vetem, t’ia puthnim ballin e duart, e t’ia degjonim nje here zerin.
Te moshuarve faluni dashuri, jepuni buzeqeshje, jepuni caste nga koha juaj, ndihmojini kudo qe i shikoni, nje dite edhe ne do te plakemi dhe ajo dite nuk eshte e larget kur edhe neve do te na duhet pak dashuri qe kur te ikim nga kjo bote femijet, niperit te luten per ne sic thote Zoti ne Kuranin famelarte: “Zoti im!
Mëshiroji ata të dy, ashtu siç u kujdesën për mua kur isha i vogël”.