Proçesi i Berlinit, kancelari Scholz: Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është shprehur se Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor dhe se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin.

Këtë deklaratë Scholz e bëri ditën e sotme në nisje të samitit “Procesi i Berlinit 2022”. Ai nënvizoi se premtimi për një të ardhme evropiane është detyra e tyre, për ta kthyer në realitet.

“Qytetarët e Ballkanit mund të kenë besim tek ne. Vetëm bashkë mund të mbrojmë vlerat europiane. Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor. Ju dhe 6 vendet e Ballkanit perëndimor i përkisni demokracisë së lirë dhe të pavarur evropiane. Anëtarësimi juaj është në interesin tonë.

Premtimi për një të ardhme evropiane, është detyra jonë për ta kthyer në realitet. Kjo është ajo që na mbledh këtu të gjithë bashkë. Jam i kënaqur të shoh se ky vizion është i ngjashëm për të gjithë ne. Bashkë, jemi të bindur se Procesi i Berlinit jo vetëm që do të ndikojë në lëshimin e potencialit të madh bashkëpunues, por do të gëzojë BE-në në çdo sanksion të saj.

Sot, ju liderët e Ballkanit Perëndimor po plotësoni 3 marrëveshje të rëndësishme që do të ndihmojnë në lehtësimin e mirëqenies për qytetarët tuaj.’- tha Scholz.

Theksojmë se në këtë samit liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një fokus në samit do të marrë edhe kriza energjetike.

Zjarr Tv Ad