Gjykata e Apelit e ka shtyrë vendimin për statutin e Partisë Demokratike.
Mësohet se vendimi është shtyrë pasi avokati i PD, Indrit Sefa nuk është paraqitur në seancë dhe ka kërkuar shtyrje. Seanca e radhës mësohet se do të zhvillohet më 10 nëntor.
Të enjten e 3 nëntorit gjykata e Apelit kishte caktuar datën e seancës për të shqyrtuar ankimimin e Partisë Demokratike, kundër vendimit të marrë nga gjykata më 18 mars 2022, kur regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të PD-së të 17 korrikut 2021.
PD në akimimin e saj thotë se Gjykata duhet të kishte shqyrtuar edhe kërkesën tjetër të Partisë Demokratike, për regjistrimin e ndryshimeve në Statutin e Kuvendit të 18 dhjetorit.
“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju informojme se seanca e sotme gjyqesore qe ishte planifikuar te zhvillohej, kerkesa e Partise Demokratike, nuk u zhvillua, per shkak se perfaqesuesi ligjor, ka depozituar kerkese per shtyrje seance. Seanca e ardhshme gjyqesore eshte caktuar ne date 10.11.2022, ora 09:30”, thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës.