GJKKO konfiskon 24 pasuri të Ylli Ndroqit, mes tyre dhe televizionin RTV Ora

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

GJKKO ka vendosur të konfiskojë 24 prona të Ylli Ndroqit, mes të cilave dhe televizionin RTV Ora. Pjesë e konfiskimit me 30% është edhe televizioni tjetër, TV Channel One. Avokatët tha se ky vendim ka për qëllim goditjen e medias dhe lirisë së saj.

Sipas avokatëve, vendimi është i pabazë, duke u referuar te të dhënat dhe provat që janë dorëzuar nga pala mbrojtëse e Ndroqit.

“Bindem që sistemi ynë ka sëmundje aq të rënda sa nuk besoj se do të jepet ndonjëherë drejtësi. Nuk e di ku i gjeti numrat. Ky është vendim që synon goditjen e medias. Janë kujdesur që Ora News të ketë 60% të kuotave të sekuestruara ëq nënkupton humbjen e kuotave kontrolluese. Është vendimi më i pabazë që kam dëgjuar me veshët e mi. Asnjë gjykatë në botë nuk do të merrte një vendim të tillë”, tha avokati Jordan Daci.

Zjarr Tv Ad