Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshme gjyshen 82-vjeçare, Lefkotheia Karasa. Gjyqet ndaj të moshuarës nisën pasi koteci i pulave që po rindërtonte është konsideruar ndërtim pa leje nga prokuroria. Mësohet se lajmin për pafajësinë e saj e ka konfirmuar avokati i 82-vjeçares.
Lefkotheia Karasa banon në fshatin Nartë të Vlorës. Pas konfliktit për një ndërtim pa leje të një kuzhine në oborrin e shtëpisë së saj është kallëzuar në Polici nga fqinja e saj. Ajo u trajtua si kriminele vetëm për një shtesë që kishte ndërtuar në oborrin e saj. Deri më tani është bërë me dije se Prokuroria ka ngritur akuzën ndërtim pa leje ndaj 81-vjeçares dhe aktualisht çështja është në proces gjyqësor në Gjykatën e Vlorës.
Referuar kodit penal, “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet” dënohet me gjobë ose 1 vit burgim. Por për shkak të moshës së saj, mendohet se e moshuara do të kursehet dhe nuk do të vendoset pas hekurave të burgut./Dosja.al