Nisin sulmet pas dështimit të negociatave, Luan Baçi: Bardhi dhe Alibeaj i shërbejnë Ramës, prapa tyre qëndron Basha

0
187
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas dështimit të negociatave mes grupit të Enkelejd Alibeajt dhe atij të “Rithemelimit”, deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka zbërthyer lëvizjet e tre figurave politike brenda PD.

Baçi është shprehur se Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi po i shërbejnë kryeministrit Edi Rama dhe kanë marrë peng të gjithë veprimtarinë e PD.

Sipas tij, Lulzim Basha është kryesori dhe rri në prapaskenë, ndërsa Alibeaj dhe Bardhi e bëjnë publikisht lojën e pistë politike.

“Tre individë kanë marrë peng të gjithë veprimtarinë e Partisë Demokratike. Asnjë tjetër përveç këtyre nuk mund të kontestoj, se nuk kam fakte që mund të them.

Lulzim Basha aty është, është kryesori i kësaj pune, pavarësisht se rri në prapaskenë dhe ka lënë Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin që të bëjë këtë lojë politike të pistë.

Mbledhin një Kryesi që nuk ekziston. Ai ka bërë zëvendësime sipas qejfit dhe e quan Kryesi. Do bëjnë thjesht zhurmë për të prishur punë dhe për t’i thënë Ramës që po i shërbejnë”, theksoi ai.

Ndërkohë, kujtojmë se sot deputeti demokrat Gazment Bardhi bëri me dije se i kishte dërguar një kërkesë me propozime grupit të Sali Berishës, mirëpo si përgjigje përfundimtare kishte marrë nga ata njohjen e statutit të 11 Dhjetorit. Sipas Bardhit ky nuk ishte një propozim dhe nuk ka bashkëpunim mes tyre.

Zjarr Tv Ad