Mbledhja e Kryesisë së PL: Elona Gruri zgjidhet Sekretare Organizative! Braimllari drejton Tiranë, Kryemadhit i besohet Fieri

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia e Lirisë ka mbajtur këtë të enjte mbledhjen e Kryesisë së Partisë, gati një javë pas Konventës Kombëtare ku Ilir Meta u zgjodh kryetar. Me propozim të këtij të fundit, disa nga zërat më aktivë të ish-LSI kanë marrë poste të rëndësishme në Partinë e Lirisë.

Referuar vetë njoftimit të kësaj force politike, Elona Guri është zgjedhur Sekretare Organizative dhe Silva Caka është zgjedhur Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun.

Ndërkohë, tre nga qarqet më të forta të vendit ku dhe beteja zgjedhore pritet të jetë e ashpër, janë emëruar sekretarët përkatës. Endrit Braimllari do të drejtojë Tiranë, Edmond Haxhinasto, është zgjedhur sekretar politik për Qarkun e Elbasanit dhe Monika Kryemadhi do të ketë në dorë Fierin.

Vendimet e mbledhjes së parë të Kryesisë së Partisë të Lirisë 3 nëntor 2022

Kryesia e Partisë së Lirisë e drejtuar nga Kryetari i partisë, z.Ilir Meta në mbledhjen e parë të saj mori sot disa vendime të rëndësishme.

Me propozim të kryetarit të Partisë së Lirisë, z.Meta kryesia miratoi sot:

Elona Guri, Sekretare Organizative e Partisë së Lirisë

Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë

Endrit Braimllari, Sekretar Politik për Qarkun e Tiranës

Edmond Haxhinasto, Sekretar Politik për Qarkun e Elbasanit

Monika Kryemadhi, Sekretare Politike për Qarkun e Fierit.

Vendimet e Kryesisë së sapo zgjedhur të Partisë së Lirisë vijnë një ditë pas mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar, që zgjodhi me votim të fshehtë strukturat më të larta drejtuese të partisë.

Zjarr Tv Ad