Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë mbledhjes së Komisinit për Ekonominë dhe Financat, ku u diskutua mbi projektligjin për “Buxhetin e vitit 2023”, tha se prioritet duhet të jetë marrja e masave për garantimin e stabilitetit ekonomik, ndërsa shtoi se Banka e Shqipërisë rriti gradualisht normën bazë të interesit.
“Zgjerimi dhe forcimi i presioni inflacioniste përbën rrezikun kryesor financiar të vendit”, tha ai.
Sejko tha se duhet të rishikohet projektligji në tatimin për të ardhurat, teksa më tej shtoi se rritja e ekonomisë pritet të mbështet nga kërkesa e brendshme për mallra dhe shërbime, nga vijimi i trendit rritës të të ardhurave nga turizmi.
Ai tha se duke nisur nga rëndësia që ka konsolidimi fiskal, Banka e Shqipërisë konstaton se konsolidimi i 2023 bazohet në rritjen e moderuar të peshës së shpenzimeve për personelin, alokimin e fondeve shtesë, reduktimin e subvencioneve për sektorin e energjisë.