Raiffeisen Bank ka këshilluar të gjithë klientët të mos marrin parasysh mesazhet e ardhura në telefonin e tyre ku u thuhet se llogaria e tyre mund të mbyllet së shpejti.
Raiffeissen bën me dije se një njoftimi i tillë nuk ka ardhur prej burimeve zyrtare të bankës dhe këshillon qytetarët që të mos vendosin kredencialet e aplikacioneve të tyre bankare në këto linqe, apo numrat e kartës pasi mund t’u vidhen.
Njoftim për media
Të dashur klientë,
Duam t’ju njoftojmë se ditën e sotme Raiffeisen Bank NUK ka dërguar asnjë e-mail zyrtar me tekstin “Shërbimi juaj do të mbyllet.!!!” nga adresa [email protected] në lidhje me mbylljen e shërbimit.
Ju lutem të mos merrni në konsideratë asnjë e-mail apo faqe tjetër përveç kanaleve zyrtare të Raiffeisen Bank Shqipëri. Të gjithë komunikimet me e-mail të bankës dergohen vetëm nga adresat: @raiffeisen.al
Kujdes!
Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj edhe njëherë disa nga principet e përdorimit të sigurt të internetit.
Asnjëherë mos e aksesoni llogarinë tuaj në Raiffeisen ON nëpërmjet linqeve që ju vijnë me email, forma pop-up në kompjuter apo nëpërmjet motorëve të kërkimit.
Asnjëherë mos aksesoni asnjë faqe që kërkon ti jepni të dhëna personale apo konfidenciale apo ju mundësojnë të kryeni transaksione bankare.
Gjithmonë shkruani adresën e plotë të faqes që doni të aksesoni në fushën përkatëse në broëser.
Banka NUK ju kërkon asnjëherë fjalëkalimin tuaj, numrin e kartës së kreditit ose përgjigjen e një pyetje sigurie me e-mail. Kujdes nga mesazhe të tilla.
Mos hapni mesazhe e-mail/sms/WhatsApp/ apo kanale të tjera komunikimi, pa kontrolluar identitetin e dërguesit dhe titullin. Nëse keni ndonjë dyshim për origjinën e mesazhit, fshijeni atë menjëherë. Mos hapni asnjë file që mund te jetë bashkëngjitur dhe mos klikoni linqet që janë në mesazh.
Banka tashmë ka bllokuar faqen e dëmshme dhe sërish ju këshillojmë të ndiqni rregullat e përdorimit të sigurt të internetit.
Raiffeisen Bank garanton klientët e saj se gjithmonë merr masa që siguria dhe të dhënat tuaja të jenë mbrojtura maksimalisht.