Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një tragjedi është regjistruar në Foxhia të Italisë, teksa një helikopter A109 me 7 persona në bord, i cili u raportua i zhdukur paraditen e sotme, është rrëzuar duke i shkaktuar vdekjen ekuipazhit dhe pasagjerëve.
Mediat italiane shkruajnë se asnjë nga personat në bord nuk ka mbijetuar.
Kontakti i fundit i helikopterit me radar ka qenë në zonën midis Apricena dhe San Severo në Gargano të poshtme, një zonë ku një stuhi ishte në zhvillim e sipër .
Helikopteri ishte në shërbim në linjën Foggia-Vieste-Ishujt Tremiti dhe i përkiste kompanisë së transportit ajror “Alidaunia”.
Fluturimi kishte nisur në orën 9:20 nga Ishujt Tremiti dhe më pas helikopteri kishte humbur gjurmët, ndërsa mbeturinat u gjetën në zonën rurale të Castelpagano di Apricena.