Mbyllja e kopshtit të Turgut Ozal, Berisha: Gjykata duhet të vendoste në favor të fëmijëve! Reforma e Soros e ktheu në degë të ekzekutivit

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një takim me prindërit dhe edukatorët e kopshtit Turgut Ozal. Në fjalën e tij Berisha theksoi se mbyllja e kopshtit nga qeveria Rama me urdhër të Erdogan është një akt terrorist ndaj fëmijëve pasi i ka traumatizuar ata.

Ish-kryeministri thekoi se në një vend normal gjykata do ta rrëzonte vendimin për mbylljen e kopshtit, por ai shtoi se përmes reformës së drejtësisë, gjyqësori tashmë është kthyer në një degë të ekzekutivit.

Berisha: Ju falenderoj për qëndrimet tuaja për betejën që ju kini bërë për fëmijët tuaj në radhë të parë, por është betejë për fëmijën në përgjithësi, më fisnikja që mund të bëjë një prind, një qytetar, një shqiptar. Ai që nuk dorëzohet para fëmijës është vite dritë larg njerëzores dhe nuk ka shembull më të shumtuar se kjo që ka ndodhur me fëmijët tuaj. Se cili ishte shkaku ne e denoncuam që në fillim, por e qartë si drita e diellit e shprehu zoti Cavushoglu për mbylljën e kopshtit.

Në këtë kontekst ju po luftoni për një kauz të drejtë të fëmijëve tuaj. Unë i kam ndjekur më shumë dhembshuri dhe simpati përpjekjet tuaja. Për një njeri që sillet si anti-prind, se vetë ai ka një fëmijë të vogël, se të themi nuk e di se çfarë është ajo moshë, gjithçka ai e ka në funksion të pushtetit të tij. Një urdhër të tillë nuk mund ta pranonte kurrë. Terroristët e vërtetë janë ata që terrorizojën fëmijët. Ju keni një problem, por që është një problem themelor i Shqipërisë, gjykata. Gjatë gjithë historisë vendi ynnë ka pasur problem me gjykata.

Në kohën e Perandorisë Osmane, kur donin të ekzekutonin ndonjë shqiptar, gjykatësi ishte i shurdhër dhe vetëm zbatonte urdhërin që i shkonte.

Këta gjykatësit dëgjojnë por në një aspekt janë dhe më keq se ata. Çdo gjykatës përpara këtij akti duhet të ngrihej në nivelin e njerëzores. Tu dha rasti të tregohesh që je njeri, por këta gjykatës janë të seleksionuar në një antireformë, e menaxhuar nga George Soros, që e shndërroi drejtësinë në një degë të shëmtuar të ekekutivit. Këta janë mjeranë në duart e një njeriu që është i zhveshur nga çdo gjë.

Zjarr Tv Ad