Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambientalisti Sazan Guri ka shpallur kandidaturën për të garuar në “Primaret” e PD-së për Bashkinë e Beratit, ku do të zgjidhet kandidati për zgjedhjet vendore 2023.
Këtë e bëri të ditur vetë ambientalisti gjatë një bashkëëbisedimi me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ai tha se nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo, por e rëndësishme është të guxojë, duke shtuar se nëse i fiton zgjedhjet, rivalin e tij në “Primare” do e bëjë direkt nënkryetar bashkie.
“Unë guxova, kryetar bashkie në Berat, s’ka rëndësi nëse me zgjedh primarja apo jo. Po unë guxova si intelektual, si djalë berati. Madje i thashë kolegut, nëse unë zgjidhem kryetar ti do jesh automatikisht nënkryetar, ai që konkuron. S’ka rëndësi fare, të guxojmë”, ka thënë Sazan Guri.