Shkarkim dhe përjashtim i menjëhershëm për shefin e policisë që dhunoi qytetarin!

0
1686
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka marrë vendimin për shkarkimin dhe përjashtimin nga radhët e uniformave blu të shefit të Komisariatit në Pukë Pjerin Lazri, pasi ky i fundit u filmua duke dhunuar dhe kërcënuar një qytetar.

Në njoftimin e policisë së shtetit thuhet se vendimi ndaj Lazrit është marrë për shkelje të rëndë të kodit të etikës dhe komunikimit dhe tejkalim të kompetencave duke abuzuar rëndë me detyrën.

Njoftimi i plotë

Mbi rastin e transmetuar pak minuta më parë, në emisionin investigativ ”Stop”, në të cilin shfaqet shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, shtetasi P. L., duke shkelur Kodin e Etikës dhe të komunikimit, si dhe duke goditur një shtetas, sqarojmë opinionin publik se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sapo është njohur me rastin, ka shkarkuar nga detyra dhe ka përjashtuar menjëherë, nga rradhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe si e tillë nuk mund të kenë vend në radhët e saj, punonjës policie që me veprimet e tyre abuzive shkelin liritë e të drejtat e qytetarëve dhe cënojnë besimin e mbështetjen e tyre, për mijëra burra, gra, djem dhe vajza të Policisë së Shtetit që përballen përditë me krimin dhe që punojnë e sakrifikojnë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Zjarr Tv Ad