“Produktet e huaja përmbysin tregun shqiptar”- Artan Fuga: Një problem e kemi, ose tregtari ka zënë për fyti politikanin dhe i thotë mos nxit prodhimin…

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku i njohur Artan Fuga thotë se produktet bujqësore të huaja përmbysin tregun shqiptar ndërkohë që ato shqiptare janë të zbehta në tregun europian edhe pse ne jemi vend bujqësor me një klimë të mrekullueshme.

Ai thotë se për këtë gjë, ne kemi një problem duke rreshtuar 6 opsione që lidhen me subvencionimin apo politikat që ndjekin qeveritë.

Statusi i plotë i Artan Fugës

Me gjithë këto produkte bujqësore të huaja që përmbysin tregun shqiptar, dhe ndërkohë që produktet tona bujqësore janë kaq të zbehta në tregun evropian,

ndërkohë që jemi vend bujqësor,

kemi klimë të mrekullueshme,

kemi tradita në bujqësi,

një problem e kemi!

Ose nuk subvencionojmë bujqësinë si dhe sa duhet!

Ose prona e tokës nuk lejon bujqësi intensive dhe teknologjia e bujqësisë lë për të dëshiruar.

Ose kemi politikë doganore për ibret.

Ose tregtari ka zënë për fyti politikanin dhe i thotë mos nxit prodhimin sepse i sjell unë nga jashtë mallrat.

Ose produktet tona nuk gjejnë treg sepse industria ushqimore është copë – copë!

Ose nuk i njohim tregjet e huaja. Ambasadat tona në vend të bëjnë llollollo, të mbledhin lloj lloj dembelësh dhe përtacësh, ta kalojnë kohën diplomatët në pritje dhe ballo pa pikë vlere për vendin, të kenë shërbim ekonomik të fuqishëm.

Zjarr Tv Ad