Deputeti demokrat Xhelal Mziu, është shprehur mbrëmjen e sotme se në PD mund të jenë disa deputetë që do të japin dorëheqjen për të garuar në zgjedhjet lokale. Ai përmendi dhe emra konkretë, si Këlliçi apo Ramadan Lika.
I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Xhelal Mziu u shpreh se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme si pararendëse të zgjedhjeve të përkohshme, apo të parlamentareve të 2025.
Është edhe Berlind Këlliçi që mund të jetë një ndër ata që mund të japë dorëheqjen, mund të jetë edhe Ramadan Lika apo persona të tjerë. I konsideroj zgjedhjet e 14 majit shumë të rëndësishme për hapjen e zgjedhjeve të parakohshme ose së paku në vitin 2025.
Ne vijmë nga një pushtet vendor monopartiak dhe në këtë situatë do të doja që nën drejtimin e opozitës të jenë persona me profil të lartë politik edhe përtej të djathtës. Unë kërkoj persona me profil të lartë”, u shpreh deputeti i PD, Xhelal Mziu.