“Mos i shkoni nga pas këngës së Saliut”, Balla thirrje deputetëve demokrat: Ai nuk ka interes të krijohet Porti i Durrësit sepse…

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, teksa ishte duke folur për Portin e Durrësit, për të cilin tha se do të kthejë qytetin bregdetar një prej atraksioneve turistike më të rëndësishme në Mesdhe, u bëri thirrje edhe demokratëve që të mos shkojnë pas “këngës” së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Ballës Berisha e kundërshton këtë marrëveshje pasi është në borderonë e Kremlinit. Nga foltorja e Kuvendit deputeti socialisht shton se Kremlini nuk ka interes në Shqipëri të krijohet një port i cili do të konkurojë portet e tjera.

“Kuvendi i Shqipërisë çel një moment të rëndësishëm për Shqipërinë tonë të turizmit të qëndrueshëm. Shteti shqiptar ka sjellë këtu një kontratë shumë të besueshme që i jep mundësi Shqipërisë që nga një mungesë totale e porteve në Mesdhe, të kthehet në një nga pikat më të rëndësishme të këtij sektori që ne nuk kemi qenë në asnjë prej hartave. Porti i Durrësit shumë shpejt do kthehet në një prej porteve më të rëndësishme.

Durrësi do kthehet në një prej atraksioneve më të rëndësishme në Mesdhe. Prandaj të gjitha akuzat që keni hedhur deri tani duhet t’i tërhiqni të gjitha mbrapsht. Ju nuk duhet t’i shkoni nga mbrapa këngës së Saliut ai e ka mendjen në vend tjetër, është në borderotë e Kremlinit. Kremlini nuk ka interes që në Shqipëri të krijohet një port që të konkurrojë porte të tjera ku Kremlini mund të ketë interesat e veta. Sali Berisha i kundërshton këto marrëveshje për interesat e veta”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad