Lajmi Fundit/E Pabesueshme Rikthehen vizat për shtetasit Shqiptarë, si një masë urgjente për të ndaluar…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqiptarët do ta paguajnë shtrenjtë përdorimin e Ekuadorit në Amerikën Latine si strehë për drejtuesit e trafikut të kokainës drejt Europës dhe Shqipërisë. Ministria e Jashtme e Ekuadorit deklaroi se Shqipëria është në mesin e 37 vendeve që do t’u duhet vizë për të hyrë në shtetin latinoamerikan.

Ministri i Jashtëm Juan Carlos Holguín zbulon se për arsye sigurie, shtetasve të 37 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, kanë nevojë për viza për të hyrë në Ekuador. Ministri tha në një intervistë për median PRIMICIAS se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u forcua për të ndaluar mafiozët e udhëhequr nga shqiptarët në vendet evropiane, si Belgjika dhe Holanda, si dhe në Ekuador, Kolumbi dhe Peru.

Ai thekson se tashmë, për arsye sigurie, qytetarët e 37 shteteve, mes tyre edhe Shqipëria, kanë nevojë për viza për të hyrë në Ekuador.

Bashkëpunimi për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe shkëmbimi i informacionit të inteligjencës, është rritur midis Ekuadorit, Britanisë së Madhe dhe Spanjës. Ndërsa qeveria e Ekuadorit mbështet padinë e Meksikës kundër disa kompanive që prodhojnë armë në Shtetet e Bashkuara.

Zjarr Tv Ad