Regjisori Altin Basha është larguar nga posti i Drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli.
Kjo lëvizje e Bashës është bërë pasi ai do të kandidojë për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, së bashku me Kiço London, Arben Derhemin dhe Elma Dorezin.
Lirimin e tij nga detyra e ka firmosur zëvëndëskryeministrja, Belinda Balluku, në në mungesë të kryeministrit Rama, i cili është jashtë vendit.
“Z. Altin Basha, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.” – thuhet në vendim.
Ditën e nesërme në orën 10:00, në Ministrinë e Kulturës do të zhvillohet edhe takimi me kandidatët për drejtor të Teatrit Kombëtar.
Altin Basha u emëruar në dhjetor 2020 drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”.
Ai zëvendësoi në këtë detyrë Kiço London, ndërkohë që nuk është bërë me dije se cili do të jetë drejtori i ri.