PD: 1 miliardë lekë Alfred Peza, imagjinoni sa ka bërë Beqaj, Gjiknuri e Rama

0
1175
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike kërkon transparencë dhe hetim për pasurimin e papritur të deputetit socialist Alfred Peza.

Zëdhënësja e demokratëve Ina Zhupa, në një dalje të sotme nga selia blu, deklaroi se skandali i pasurisë 1 miliardë e 100 milionë lekë të deputetit Alfred Pezës, tregon pellgun e madh të korrupsionit të mazhorancë.

Sipas saj, miliardat e Pezës janë vetëm pjesa e dukshme e miliardave që kanë përfituar deputetë, ministra e njerëz të afërt me Edi Ramës qysh ditën e parë që erdhën në pushtet.

“Kur Alfred Peza ka arritur në pak vite të shumëfishojë pasurinë e tij, përfytyroni sa miliarda ka bërë Ilir Beqaj, Damian Gjinknuri, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, e më tej, Edi Rama vetë. Peza nuk ka firmosur vetë tendera e koncesione dhe ka bërë 1 miliardë e 100 milionë. Po beqaj e koncesioneve, po Tahiri i mijëra parcelave me drogë, po Ahmetaj i çarterave, tatimeve e doganave, po Gjiknuri i energjisë e aferës CEZ, po Veliaj i pallateve e industrisë së mbetjeve. Po Edi Rama, tek i cili dorëzohet haraci më i madh?”, u shpreh ajo.

Më tej Zhupa tha se miliardi i Pezës meriton hetim të shpejtë e serioz, po përveç kësaj është dëshmia më e pastër tha ajo, se sa dhjetëra miliardë kanë vjedhur Edi Rama e të tijtë në këto 3 vite e gjysëm.

Zëdhënësja e PD shtoi se ndërkohë që ata bëjnë miliardat, populli zhytet në varfërinë më të skajshme dhe njerëzit braktisin vendin çdo ditë.

“Këta hajdutë duhen ndalur. Shqiptarët meritojnë një qeveri për shqiptarët, një qeveri për njerëzit, që ta kontrollojnë e ta kenë në dorën e tyre”, deklaroi në mbyllje Ina Zhupa.

Zjarr Tv Ad