Sali Berisha sulmon ashpër ambasadorin britanik: Është ose racist ose i korruptuar! Unë do të…

0
395
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër ambasadorin e Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Berisha e fajësoi ambasadorin për shpalljen e tij non-grata nga Mbretëria e Bashkuar, duke thënë se ambasadori ka keqinformuar qeverinë britanike. Berisha e cilësoi King-Smith si “racist ose të korruptuar” dhe tha se do të kërkojë të drejtën në Britani.

Pjesë nga biseda:

Enton Abilekaj: Përdoret non-grata. Dakord është vepër e Yuri Kim dhe përdoret nga Rama. Por, është ajo non-grata dhe është një ndihmë nga Edi Rama. Kemi edhe një ndihmë britanike, kemi edhe një ndihmë europiane, do të vijnë në 6 dhjetor të gjithë krerët e BE. Duket se ka një mbështetje perëndimorë dhe unanime?

Sali Berisha: Nuk besoj se kjo është kundër opozitës. Nuk mendoj se SHBA dhe Britania e Madhe heq dorë nga parimi i pluralitetit. Unë besoj se korrupsioni nuk është vetëm fenomen shqiptar por edhe universal. Unë i kam shkruar Sekretarit të Shtetit që non-grata bazohet mbi lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros.
Do të bëj publike shpifjet e Alastair King-Smith, që dëshmojnë se ose është racist, që nuk besoj se është se po ta di që është i çoj 100 mijë vetë te ambasada. Ose pastaj është i korruptuar. Ato që ka shkruar ai për qeverinë e tij, do të bënin të skuqej çdo njeri. Ka shkruar se Sali Berisha ka lidhje me bandën e Elbasanit. Sali Berisha ka denoncuar tre herë më shumë se politikanët shqiptarë të marrë sëbashku. Kush e ka thënë këtë? E ka thënë Lulzim Basha në një moment kur unë po bëja transparencë. Unë çdo bande i numëroja anëtarët.
A e bën ai këtë për të ndihmuar krimin në Shqipëri? Ai e bën për korrupsion. Është korrupsion monetar, politik apo shtrati? Ose është racist anti shqiptar, që do të përlyejë…

Ylli Rakipi: Kjo gjë nuk duket e vërtetë sepse ambasadori flet mirë për Shqipërinë.

Sali Berisha: Ai flet për Fation Dautin që theu një derë aty. Një mbështetës i PD, i përzënë nga Britania, por pa asnjë lidhje me Sali Berishën. E kundërta është e vërtetë, unë nuk isha në kohën kur ai mbështeste PD-në. Kur ka qenë Fatjon Dauti në MB, kam qenë kryeministër dhe kanë ardhur këtu eksponentët me kryesorë për të më falenderuar për luftën kundër krimit të organizuar.

Enton Abilekaj: Nuk kanë memorie këto institucione?

Sali Bersha: Ajo shkresë mund të dërgohej vetëm nga rruga. Ajo nuk ka emër fare të atij që e ka firmosur.
Të akuzosh një njeri që më shumë se çdo gjë tjetër dhe kushdo tjetër ka bërë këtë punë, ka denoncuar. Ky është një problem, por Britania është shtet ligjor dhe unë jam falenderues ligjeve të saj, që bëjnë të mundur të gjesh të drejtën.

Enton Abilekaj: Ne shohim që ka mbështetje për Ramën edhe në kontinentin europian.

Zjarr Tv Ad