Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ironizuar kreu e PD Sali Berisha. Balla ka publikuar një foto nga takimi i kreut të PD ku edhe në një moment u përfshi në një incident, pasi u rrëzua.
Balla thotë se kreu i PD po i shërben lojës së Putinit. Ndërsa i ndalur edhe tek data e radhës e protestës së paralajmëruar nga Berisha, 6 dhjetor të këtij viti, Balla shprehet se po e thërret këtë protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor
Statusi:
TURPI I SHQIPËRISË KA EMËR!
Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Këtë rregull kurrë nuk e ka shkel askush në Shqipëri. Ne kemi shkruar historinë tonë me kodin tonë të mikpritjes.
Por tradhëtari dhe turpi i çdo vlere shqiptare Sali Berisha do të presë në besë shqiptarët më datë 6 Dhjetor 2022, duke thyer çdo normë, me kanun e kode shqiptari. Nuk e ka herën e parë që e bën.
Sali Berisha thërret protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor, thërret njerëzit e tij të turpërojnë Shqipërinë.
Sali Berisha thërret protestë në ditën e dasmës më të bukur të ribashkimit me Europën.
A ka ndokush më pikëpyetje për kë punon Sali Berisha?!
O vëllezër e motra ky tradhëtar ka thirrë protestë kundër Bashkimit Europian. Ky tradhëtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Europian.