Largimi i të rinjve nga Shqipëria, Meta: Rama është përgjegjësi kryesor i vrasjes së shpresës së tyre

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Iir Meta, ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas shkrimit të të revistës prestigjioz “Forbes” e cila i bënte jehonë eksodit masiv të shqiptarëve.

Ish-presdent thotë se kryeministri Edi Rama është autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, ndërsa shton se Shqipëria u përket të rinjve dhe sipas tij PL do ta bëjë këtë realitet.

“Eksodi masiv i të rinjve tanë tërheq vëmendjen edhe të Forbes.Shqiptarët po ikin, duke zënë vendin e tretë në botë për të larguarit nga vendi, sepse Edi Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, në nivele aq dramatike sa po i detyrojnë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone!

Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje.Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet!”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad