Nuk i ndal as shiu, banorët e Bërxullës në protestë: Qeveria është lidhur me krimin

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Bërxullës nuk i janë “trembur” motit të keq dhe kanë dalë në protestë edhe ditën e sotme.

Autmojetet e firmës kanë vijuar punimet edhe sot për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

Banorët shprehen të inidnjuar se mesa duket, punimet edhe ditën e dielë po bëhen me qëllim që rruga të përfundojë sa më shpejt.

Ata thonë se nuk do të lejojnë automjetet e firmës Gener 2 të futen në tokat e tyre për të vazhduar me punimet.

“Po punon dhe të dielën se ndërtimi është pa leje dhe duan të përparojnë sa më shpejt”, thotë qytetari.

“Disa shtëpi nuk i legalizon shteti se janë afër lumit, ndërsa firmën e lejon të bëjë rrugën mbi shtratin e lumit. Qeveria është lidhur me krimin”, shprehet një banore.

“Tokat tona janë tre minuta larg nga rruga e aeroportit. Atje 1000 euro metri, ne na jep vetëm 4400 lekë”, thotë një tjetër.

Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.

Zjarr Tv Ad