Situata nga moti i keq, ministrja Balluku në terren: E sotmja ishte një provë gjenerale, mirëmbajtja nis në 15 dhjetor

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka inspektuar sot mirëmbajtjen e aksit rrugor Burrel-Klos, aks që ka shfaqur problematika nga reshjet e shumta të shiut.

Balluku tha se aktualisht të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, megjithatë duhet kujdes për shkak të prezencës së ujit në disa zona.

Intensiteti ka qenë shumë i lartë. Në zonën e Fierzës, aty ku ne prisnim të kishim rreshje të mëdha, ishin me intensitet mesatar. Akset janë të hapura. Problematikat janë në zonën e veriut, Tamarë, Vermosh.

Në aeroportin e Rinasit kemi pasur disa devijime për të ruajtur pasagjerët nga rrufetë, jo nga shiu. Disa fluturime nuk janë ulur, janë kthyer në aeroportin e Brindisit për shkak të motit më të qetë atje. Mirëmbajtja dimërore nis në 15 dhjetor, ne sot kemi bërë një provë gjenerale për të parë se si funksionon i gjithë grupi, e gjithë skuadra.

Ne kemi arritur tashmë përmes automjeteve moderne, të mbajmë akset hapur. Parashikohet të ketë përmirësim të motit gjatë pasdites. Sa i përket energjisë ne na duhen shira.”, u shpreh Balluku.

Zjarr Tv Ad