Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia thotë se situata në këtë qark për shkak të reshjeve, mbetet problematike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahia u shpreh se aktualisht, mbi 2 mijë hektarë tokë është përmbytur, teksa shtoi se janë evakuuar 30 familje.
“Situata vazhdon të jetë shumë problematike, ka pasur një përkeqësim gjatë orëve të fundit. Sot situata është përkeqësuar me shpejtësi. Nga 1,100 hektarë tokë të përmbytura deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, sot më raportohet që tanimë janë mbi 2000 hektarë tokë të përmbytura nga uji.
Njëkohësisht, ka pasur edhe një shtim të familjeve të cilat janë prekur direkt nga kjo përmbytje, gjë e cila na ka detyruar t’i evakuojmë ata, nga 21 familje që kemi evakuuar gjatë ditës së djeshme deri në orët e vona të natës, sot janë shtuar, kanë arritur në 30 familje, me mbi 130 anëtarë, të cilët i kemi sistemuar në godinat e parapërgatitura nga ana e bashkisë për të mirëpritur këto persona të evakkuar”, theksoi ai.
Problematike, mbetet situata në njësinë administrativer Guri i Zi, konketisht në fshatin Kuq, ku ka pasur një numër shumë të madh banesash të përmbytura nga uji, si dhe në zonën e nën Shkodrës, Oblikë, Obot dhe Muriqan.