Gripi i shpendëve ‘mbërthen’ Evropën, pas Francës edhe Holanda asgjëson 29 mijë pula

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet në Holandë do t’i asgjësojnë edhe 29.000 pula ferme në veri të shtetit, pas identifikimit të një varianti të rrallë të gripit të shpendëve, ka thënë të hënën Qeveria.

Ferma gjendet në qytezën Koudum.

Me vendim të Qeverisë, ndalesa në transport prej kësaj zone, dhe zonave përreth, do të zgjasë për shtatë ditë.

Ky është rasti i tretë i raportimit të një virusi të tillë ditëve të fundit dhe i gjashti brenda një muaji.

Rreth gjashtë milionë shpendë janë asgjësuar në Holandë prej identifikimit të variantit të ri të gripit të shpendëve në tetor të vitit të kaluar, ka thënë Autoriteti holandez për Siguri Ushqimore.

Franca, po ashtu, është përballur me numër në rritje të rasteve, pas shpërthimit të rëndë të këtij lloji të gripit, më herët gjatë këtij viti.

Zjarr Tv Ad