Gazetarja Klodiana Lala në “Të paekspozuarit” në MCN tv, teksa foli për vendimin e gjykatës për asgjësimin e një përgjimi të Taulant Ballës, tha se historia e krimit në Elbasan nuk mbaron me kaq.
Sipas saj, një dosje e ardhur nga Belgjika me një të penduar, do të nxjerr fakte të reja për krimin në Elbasan “Ky rast ka një specifike tjetër, nëse në rastet tjera bisedat ishin më zë ë figurë, në rastin konkret shqiptarët nuk do ta marrin vesh kurrë për çka janë shqetësuar.
Historia e Elbasanit, nuk mendoj se do të mbaroj me kaq, sepse për shkak të një dosje të ardhur nga Belgjika, e cila ka një të penduar, mendoj se do të ketë të reja shumë interesante.
E kanë autoritetet belge, se di për ato shqiptare, pra ato belge e kanë një të penduar i cili ka rrëfyer për kriminalitetin në Elbasan, Durrës, pak a shumë me rastin e Nuredin Dumanit”, tha Klodiana Lala.