“Kam sharë 2 herë kur isha në Parlament”, Zeka: Kam kërkuar falje, por jam krenar

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti nga Kosova, Milaim Zeka ka treguar në Euronews Albania, 2 herët që ka shkelur etikën parlamentare dhe është përjashtuar nga seanca.

“E para ishte që më është dukur fyerje e rëndë nga Vetëvendosja dhe Kurti që t’i thoshte Haradinajt, që ka tre vëllezër të vrarë në luftë ose mua që kam 120 të vrarë dhe nënë e zhdukur, që ua keni kthyer fytyrën Vuçiçit. Atëherë unë thashë: nëse ne i kemi kthyer fytyrën, ti i ke kthyer prapanicën. Momenti i dytë ka qenë kur po flisnim për të zhdukurit dhe një moment pashë nënën time duke hyrë në parlament, isha shumë i emocionuar dhe deputetë që sot janë në ulëset e Kuvendit, po zgërdhiheshin. Kam lëshuar një sharje me shpirt dhe që më vonë kam kërkuar falje, por që jam shumë krenar që e kam thënë”, tregoi Zeka.

Zjarr Tv Ad