Panoramaplus.al/ Shakira ka sulmuar ashpër Agjencinë Spanjolle të Taksave pasi sipas artistes ata i kanë shkelur të drejtat e saj për privatësi.
Këngëtarja e cila po hetohet për mashtrim tatimor, pohon se që nga viti 2011 ka paguar më shumë se 104 milionë euro taksa në mbarë botën.
Mirëpo gjykata e akuzon Shakira-n për evazion fiskal prej 14.5 milionë eurosh mes viteve 2012 dhe 2014.
Ylli latin akuzon agjencinë spanjolle të taksave se ka organizuar një “fushatë mediatike” me qëllimin e vetëm për të “detyruar” këngëtaren që të pranojë fajin.
Në mënyrë të veçantë, ekipi ligjor i Shakira -s qorton Thesarin se ka përdorur “masa që shkelin të drejtën e privatësisë, të tilla si kërkesat për qendrat mjekësore për të marrë informacione të rezervuara si takimet dhe rezultatet” për të demonstruar se midis 2012 dhe 2014 artistja banonte në Spanjë më shumë se 183 ditë në vit dhe për këtë arsye ishte e detyruar të paguante taksa në këtë vend.
Mbrojtja e yllit kolumbian, megjithatë, pretendon se ka prova të besueshme se ajo nuk e kaloi në Spanjë pjesën më të madhe të vitit. Siç thuhet në certifikatat e autoriteteve Bahamiane, ajo ka qenë rezidente tatimore në vend deri në fund të vitit 2014, kur u vendos në Barcelonë për shkak të marrëdhënies me futbollistin Gerard Pique .
Shakira pretendon se në vitin 2011 ajo kaloi më së shumti 60 ditë në Spanjë, pasi turneu i saj botëror përfshinte shfaqje në qytete si Abu Dhabi, Bolonja, Budapest, Bukuresht, Beograd, Kroaci, Mynih, Bejrut, Minsk, Shën Petersburg, Moskë, Rabat. , Leon, Tijuana, Hermosillo, Genoa dhe Puerto Rico.