(EMRAT) Në PS po lind grupi anti Rama që i bëjnë kritikë hapur për….

0
536
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Brenda 24 orësh pamë dy lëvizje të rëndësishme brenda harkut politik të mazhorancës socialiste. Ish-ministri i Brendshëm në kohën më të rëndësishme, atë të protestave të dhunshme të vitit 2019, Sandër Lleshaj, por edhe deputeti më socialist në parlament, Erion Braçe, kanë bërë të ditur troç, se është koha për një lëvizje të re.

Rastësi? Nuk duket dhe aq, përveçse një koordinim edhe pse jo shumë preçiz, por sinjalin politik e jep qartë…

Në Partinë Socialiste ka një lëvizje të dukshme tektonike, e cila tashmë po bëhet fakt.

“Është koha për një punë tjetër”, shkruan Erion Braçe. E shumë përkrahës të së majtës, të shqetësuar pyesin se mos do ikë nga politika. Braçe nuk përgjigjet, por gjërat nuk se flasin për një gjë të tillë. Po pse tani, dhe çfarë presupozon kjo lëvizje brenda së majtës shqiptare?

E në fund, kush është bashkë me Braçen e Sandër Lleshajn?

Duket se kemi të bëjmë me një lëvizje të koordinuar, e cila ka kohë që përgatitet, po afrohet drejt ngjizjes, e që tani kërkon të japë një goditje të fortë për të treguar fuqinë politike.

Vota për Portin e Durrësit, tregon pikërisht këtë frymë, pasi dy javë më parë në provën e parë në Parlament, marrëveshja mori vetëm 62 vota, çka e alarmoi Edi Ramën pasi nuk ishte shumica.

Kundër Ramës në disa raste ka qenë edhe Fatmir Xhafa por dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.

Mbetet për tu parë nëse këta emra do dalin edhe me votë kundër Ramës apo do mbeten kritikë brenda llojit.

Zjarr Tv Ad