Kryetarja e Kuvendit Lindita ka shpërndarë në rrjetin social facebook një mesazh urimi për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Nikolla shkruan se formimi i shtetit shqiptar ishte rezultat i luftërave të popullit shqiptar për t’u shkëputur nga perandoria osmane. Ajo shton se historia nuk dhe të fokusohet vetëm në rrëfime e arkive, por duhet të jetë një shkollë atdhedashurie për kombin.
POSTIMI I PLOTË
110 vjet Shqipëri e pavarur!
E pavarur e themeluan patriotët shqiptarë, të udhëhequr nga Ismail Qemali.
Formimi i shtetit shqiptar ishte rezultat i luftërave të popullit shqiptar për t’u shkëputur nga perandoria osmane.
Ishin këto luftra e këto përpjekje që, me mbështetjen e Fuqive të Mëdha të kohës, mundësuan njohjen, përcaktuan statusin politik, kuadrin juridik dhe kufijtë shtetërorë të Shqipërisë së pavarur.
Historia nuk është vetëm rrëfim e arkiva, por edhe një shkollë atdhedashurie, përkushtimi e kontributesh për t’i shërbyer kombit, në misionin dhe qëllimet që shtron koha.
Shqipëria është sot anëtare e NATO-s, në një fazë të re të rrugëtimit evropian dhe qëndron denjësisht në krah të partnerëve strategjikë, SHBA dhe BE.
Më 6 dhjetor Tirana do të jetë kryeqyteti politik i Evropës, ku udhëheqësit e së cilës do të diskutojnë sfidat e integrimit, zhvillimit, sigurisë dhe paqes!