Vidhnin qytetarët te Liqeni Artificial/ Gjykata lë në burg dy policët

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për efektivin e Policisë Bashkiake, Saimir Muzikanti dhe efektivin e Patrullës së Përgjithshme, Serxhio Cani.

Ata akuzohen për “vjedhje” përmes kanosjes te qytetarëve në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.
Në sallën e gjyqit, të dy të dyshuarit nuk kanë dhënë shpjegime. Pas shoqërimit, Muzikanti ka pranuar se u merrte para qytetarë, ndërsa Cani mban qëndrim mohues për akuzën.

Përmes avokatit, 39-vjeçari, Muzikanti ka pretenduar se është dhunuar nga policia dhe se ka bërë kallëzim për këtë fakt.

Zjarr Tv Ad