Atdheu u shit, ne tundim flamurin!

0
757
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga : Agim Xhafka

Dita e sotme, mbushur me flamuj dhe urime. Kudo ngazëllim. E përse? Për një atdhe që na e kanë vjedhur. E kanë sharruar në copa dhe ua kanë dhënë miqve.

-Na një copë Vjosë,pi ca Valbonë. Gëlltit një bajpas, haje plazhin e Dhërmiut, rrëmbe portin e Durrësit, dhite pyllin e Librazhdit…

Kudo në botë adoptohen fëmijë, në vendin tim ka ca horra që adaptuan atdheun.
Ndaj sot më kërkojnë të vendos flamur në ballkon e të bërtas, o sa mirë me qenë shqiptar! Dhe unë e nder copën e kuqe, e le të valëvitet. Edhe bërtas fort. Gëzohem si Xhemili kur ishte i vogël.

Kush ishte Xhemili? Një jetim që festë të vitit kishte 8 Marsin. Besonte se atë ditë do i shfaqej nëna e vet e do e merrte te shtëpia e saj. Gëzohej shumë nga marsi në mars deri sa e përfshiu prilli për atje lart.

Tani jemi bërë të gjithë Xhemila. Por ne presim jo nënën, por babain, që t’ua qr gjithë bandave që vodhën vendin e më rrëmbyem dhe 28 Nëntorin.

Na kanë lënë flamurin në dorë, si lodër patriotizmi. Ta tundim e ta shkundim.

Sa më fort o popull! Shqiponja nuk pjerdh nga valëvitja, nuk i merret mendja se ka dy kokë ajo.

Forca çuna, jepini, jepini dorës…!

Zjarr Tv Ad