Faik Martinaj, xhaxhai i biznesmenit të shumëkërkuar nga drejtësia Ervis Martinaj, ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, për zhdukjen e nipit të tij. Ai është shprehur se në zgjedhjet e vitit të kaluar, Rama u ka dhënë mesazh.
Duke folur për emisionin “Pa gjurmë”, Faik Martinaj është shprehur se hasmi i ka vrarë nipin kurse shteti i zhdukur kufomën. Sipas tij, gjashtë banda të lidhura me qeverinë, janë bërë bashkë kundër nipit të tij dhe prej 9 gushtit, biznesmeni i basteve rezulton i zhdukur.
“Me datën 9 gusht ka humbur, deri në 7 e 23 minutë të pasdites kemi pasur kontaktin e fundit. ‘Kujdesni nga shtëpia’, ka qenë mesazhi i fundit i tij. Ata ishin 6 banda që ishin të lidhura me qeverinë. Krimineli Edi Rama që në zgjedhjet e prillit të kaluar na ka dhënë mesazhin.
Zhdukja e nipit është nga kryeministri me bandat e tij. Kryekrimineli i zhdukjes së nipit tim është Edi Rama.
Atij nuk i intereson ta zbulojë. Hasmi të vret, shteti i zhduku kufomën. Në zgjedhjet e prillit të kaluar, ka deklaruar në TV që ia dijë targën e makinës së Visit dhe se do ta gjejë. 6 bandat janë ato që kanë zaptuar pronat në jug”, është shprehur Faik Marinaj.