Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Udhëheqësja e protestave opozitare në Bjellorusi, Maria Kolesnikova, është shtruar në spital.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë opozita bjelloruse, përmes një njoftimi.
Kolesnikova ndodhej e izoluar në një burg të vendit dhe tashmë siç bëhet me dije, ajo ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Kujtojmë se Kolesnikova ishte e vetmja figurë kryesore e opozitës që qëndroi në vend gjatë protestave në rrugë të vitit 2020 kundër presidentit Aleksandër Lukashenko.
Ajo u dënua me 11-vjet burg në vitin 2021, në një gjyq të motivuar politikisht. Shkaku i shtrimit të saj në spital ende nuk është i qartë.