Liberalizimi i vizave për Kosovën, diskutohet nesër në Komitetin e KE

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënësja e Presidencës Çeke në Bashkimin Evropian, Eva Hrncirova ka konfirmuar se çështja e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës do të rikthehet në rend të ditës në kuadër të diskutimeve në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER).

“Po, do të jetë në agjendën e COREPER”, ka thënë Hrncirova në një përgjigje për Gazetën Express.

Një rikthim i tillë i çështjes së vizave në agjendën e trupave brenda Këshillit Evropian vjen pasi fillimisht liberalizimi i vizave u hoq nga pikat e rendit të ditës si rezultat i situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm do të mblidhet të mërkurën dhe pritet që në këtë takim të ketë një vendim për ta shtyrë përpara çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Sipas propozimit të fundit të Çekisë, koha për të ndodhur liberalizimi është caktuar të jetë jo më vonë se janari i vitit 2024, ndërkohë procesin pritet që ta vështirësojë edhe ndërlidhja me sistemin ETIAS.

Kosovës gjithashtu i është kërkuar që të vazhdojë të përshtasë politikën e saj të vizave me atë të BE-së, ndërkohë që i mbetet të kalojë edhe nëpër disa procedura të tjera që i kërkojnë vendet anëtare.

Zjarr Tv Ad