Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç, i cili tha këtë të mërkurë se Ballkani i Hapur i ka dhënë vrull Procesit të Berlinit.
Përmes një postimi në facebook Shehu i jep “të drejtë” Abazoviç, por vetëm nëse ky i fundit me fjalën vrull nënkupton ndërgjegjësimin e BE-së për rreziqet që i vijnë nga Ballkani i Hapur.
Shehu thekson se Ballkani i Hapur nuk mund të njehsohet me Procesin e Berlinit, pasi nuk kemi të bëjmë me një konkurrencë të ndershme, por me dy projekte diametralisht të kundërta nga njëra tjetra.
Postimi i plotë
Abazovic mund te kete “te drejte” vetem ne nje kuptim, kur deklaron se “Ballkani i hapur” i dha vrull “Procesit te Berlinit!!
Vetem nqs ai nenkupton se “Ballkani i hapur” e qartesoi BE per rreziqet, qe po i ofronte Rajonit ai vete, per perpjekjet qe po beheshin per te konsoliduar hegjemonine ekonomike e politike te Serbise ne Rajon nepermjet tij.
Per perdorimin e tij si nje instrument percares midis vendeve tona, godites ndaj sovranitetit te Kosoves, thjesht destabilizues.
Dhe pa dyshim si nje zgjatim i Rusise ne Rajon nepermjet Serbise.
Elemente keto shume shqetesuese per Brukselin.
Duke e stimuluar keshtu ate te pershpejtoje Procesin e Berlinit, si mjeti kryesor cvleresues ndaj “Ballkanit te hapur”.
Ndryshe nuk mund te “perkthehen” deklarata te tilla, nqs duam t’i japim atyre nje kuptim e racionalitet!
Por sidoqofte ky “perkthim” behet i dyshimte po te lexosh me poshte ate qe Abazovic thote, qe eshte pikerkisht e kunderta e te vertetes:
“Ballkani i hapur” nuk e pengon Procesin e Berlinit duke e konsideruar kete si nje konkurrence te shendeteshme!!!
Nje analize kjo sikur ta bente zedhenesi i Vucic!
“Ballkani I hapur” e Procesi i Berlinit jane diametralisht larg njeri tjeterit.
Krahasimi i tyre eshte si te krahasosh “naten me diten”.