“Në 7 vite ka vjedhur mbi 8 mld euro”/ Berisha akuza Ramës: KLSh tregon se në 8 muaj, u shpërdoruan 122 mld lekë! Do mjaftonin për…

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka shpërdoruar 8 miliardë euro nga fondet publike gjatë 7 viteve të qeverisjes.

Gjatë një takimi me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë, Berisha tha se vetëm në 8 muaj këtë vit, qeveria ka vjedhur dhe shpërdoruar 1.2 mld euro.

Sipas Berishës, këto janë të dhëna që i ka publikuar Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ish-kryeministri shtoi se këto para do të mjaftonin që rrogat e shqiptarëve të rriteshin me 130%.

Berisha: Sot ne jemi populli i gomoneve. Kur mbyll stytë një europian dhe dëgjon emrin shqiptar, gjëja e parë që i vjen ndërmend janë gomonet e La Manshit. Një udhëtim tmerrësisht i rrezikshëm, me një prani shqiptare më e madhe se siriane e afgane. Nëse ne u bëmë sot populli i gomoneve, u bëmë nga Edi Rama. Në 7 vite, Edi Rama ka rekordet më të zeza në Europë me qeverisjen.

Ka përzënë nga Shqipëria 744 mijë shqiptarë. Kjo do të thotë ka përzënë të ardhmen nga Shqipëria. Këta 744 mijë, mbi 500 mijë janë të rinj dhe fëmijë. Në 7 vite, Edi Rama u ka grabitur shqiptarëve, sipas KLSH-së, 8 miliardë e 200 mln euro. Nuk është shifër e opozitës, por e kontrollit të shtetit.

Vetëm në 8 muajt e këtij viti, KLSH ka konkluduar se ka vjedhur dhe shpërdoruar 1.2 mld euro. Apo 122 mld lekë. 122 mld lekë garantoj këtu, çdo rrogtar të Shqipërisë, se mjafton për të rritur rrogat e tyre 130%. Në parlament ne nuk kërkuam 130%, por kërkuam të rriten rrogat 25%. Të shtoheshin 23 mld lekë në fondin e rrogave. A i patë kartonat e kuq, si kope, si njerëz pa ndjenja, pa dhembshuri.

Kjo kërkesë ishte 23 mld lekë ndërkohë që në 8 muaj kanë shpërdoruar e vjedhur 122 mld lekë. U bë një betejë gjithë natën. Të gjitha amendamentet e opozitës kishin një synim, të lehtësonin dhimbjen e qytetarëve. Të gjitha të marra sëbashku, me duyfishimin e ndihmës ekonomike, heqjen e TVSH-së, përgjysmimin e akcizave, të gjitha shkonin 51% të parave që kanë vjedhur në 8 muaj. Të gjitha i refuzuan.

Zjarr Tv Ad