Kokalari del kundër koalicionit PD-PL: Partia Demokatike s’duhet të jetë keq për 100 mijë vota…

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Evi Kokalari është shprehur kundër koalicionit të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Ajo tha në një intervistë për “Euronews Albania” se PD, se nuk duhet të jetë keq për 100 mijë vota që ka Partia e Lirisë në terren.

Sipas saj Partia Demokratike nuk duhet të jetë në pozitën e dëshpërimit dhe në terren duhet të kërkojë votat e saj.

“Fillimisht kam qenë pro kohët e fundit nuk jam dhe aq pro për shumë gjëra që kanë ndodhur për shumë arsye. Kam kuptuar shumë gjëra. Personalisht nuk më kanë ngrohur. Nuk them që është koalicion që do e ndihmojë.

Herën e fundit LSI në 2021 ka pasur 100 mijë vota dhe kam idenë që PD nuk duhet të jetë në pozitën e dëshpërimit për 100 mijë vota. PD mund të kërkojë votat e saj”, tha Kokalari.

Zjarr Tv Ad