“Rama po ndjek rrugën e Byrosë së Partisë Komuniste”/ Kreu i Shoqatës së të Përndjekurve reagon për prishjen e “Prestige Resort”: Akt barbar ndaj biznesit

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politik, Besim NDregjoni ka reaguar për prishjen e “Prestige Resort”. Në një prononcim për Neës24, Ndregjoni tha se kryeministri Edi Rama po ndjek rrugën e Byrosë së Partisë Komuniste, që kush i dilte kundër shtetit, konsiderohet armik.

Sipas tij, prishja e resortit dhe mësymja e forcave të policisë është një akt barbar.

Besim Ndregjoni: Është fatkeqësi që të shohësh pas 32 vitesh demokraci se si pushteti politik sillet si barar ndaj biznesit. Vetëm në Shqipëri po ndodh. Ka 9 viote që këto bëmat e kësaj qeverie ne vazhdojmë t’i denoncojmë.

Nëse shoqëria shqiptare do vazhdojë të heshtë për aktet e barbarëve. Sot prishja e biznesit privat, i ka dhënë shoqërisë shqiptarëve dhe shtetit, mbrojtjen e afganëve. E dënoj këtë sulm barbar të qeverisë që sillet si barbar ndaj pronës dhe qeverisë.

Pse po bëhet ky sulm?

Besim Ndregjoni: Edi Rama ndjek rrugën e byrosë politike të komitetit qendror të Partisë KOmuniste, kush është kundër tij, është armik. Neës24 dhe Balkanëeb kanë denoncuar gjithë korrupsionin e kësaj qeverie. Ai nuk duron. Ai do media që i servilosen çdo ditë. Nuk e pranon të vërtetën. Prandaj thirrja e të përndjekurve është “ndal barbarizmave” të pushtetit.

Deri ku mund të shkojë ky aksion?

Besim Ndregjoni: Të gjithë shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen. Nëse nuk i themi ndal veprimeve barbare, Shqipëria nuk mund të shkojë në Europë. Le t’i lihen drejtësisë nëse ka shkelje ligji një biznes privat. Nuk ka të drejtë pushteti politik të marri forcën. Isha i tronditur kur në 7 të mëngjesit, mijëra policë duke rrethuar resortin.

Zjarr Tv Ad