Ministria e Jatshme, Olta Xhaçka, ditën e sotme po zhvillon në Athinë një vizitë zyrtare.
Mësohet se delegacionet kanë nisur bisedimet në orën 08:00 të mëngjesit, ndërsa dy ministrat Nikos Dendias dhe Xhaçka do të kenë mundësi që të bisedojnë gjatë dy orëve që palët do të zhvillojnë takimin.
Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Jatshme greke, bëhet me dije se në fokus të bisedimeve do të jenë çështje që preokupojnë marrëdhëniet dypalëshe siç janë tekstet shkollore, çështja e varrezave të të rënëve grekë në luftën e dytë botërore.
Diskutime do të ketë edhe për përshpejtimin e zgjidhjes së detit, proces ky që tashmë palët e kanë dërguar për zgjidhje në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.
Jashtë dialogut mes dy ministrave nuk do të mbeten as çështjet e rajonit si edhe mbështetja greke për rrugën europiane të Shqipërisë.