“Si e lashë babain në spital se do arrestohej Ardian Fullani”, Anila Hoxha rrëfen pengun e jetës: Më erdhi mesazh në telefon

0
231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja investigative, Anila Hoxha, ka rrëfyer rrugëtimin e saj 24 vjeçar në media, peripecitë që ky profesion i ka sjellë dhe kënaqësitë e marra.

E vlerësuar pak ditë më parë me një çmim për kontributin në luftën kundër dhunës ndaj grave, gazetarja kujtoi disa ngjarje të tilla që i kanë ngelur në memorie.

Nga historia e Kozetës, shoqes së universitetit që u vra në oborr e deri te vrasje të grave nga bashkëshortët e tyre. Gjithashtu, ajo ka vendosur që të cekë dhe një histori personale, histori e cila ka mbetur pengu i saj.

Gazetarja tregoi se në vitin 2014 babai i saj ishtë shumë i sëmurë në spital, vit në të cilin filluan hetimet edhe për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Ajo tha se teksa ishte duke pritur në spital analizat e babait të saj i është dashur të largohet menjëherë pasi në në telefon i ka ardhur në mesazh se do arrestohej Fullani.

“Në 2014 babi ishte shtruar në spital. Ishte dhe viti kur nisi një hetim i thelluar për ish-guvernatorin e bankës Ardian Fullani. Dhe një nga këto raste kur ne po prisnim përgjigjet në spital, mua më vjen një mesazh nga një prej burimeve “do arrestojmë Fullanin”. I kam lënë vëllait çelësat dhe ika. Unë i thashë po iki se ashtu është puna.”, u shpreh gazetarja në “Ftes ne 5”.

Zjarr Tv Ad