Vladimir Shuli, mjek familje në qytetin e Gramshit, është dhunuar e qëlluar me mjete të forta brenda shtëpisë së tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme dhe për pasojë mjeku ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe trup.
Persona të paidentifikuar janë futur në shtëpinë e tij dhe e kanë dhunuar barbarisht duke e goditur me mjete të forta. Si pasojë e goditjeve Vladimir Shuli ka marrë dëmtime të shumta në nofull, kokë dhe trup dhe është sjell në Spitalin e Traumës.
59-vjecari është gjetur në gjendje kome nga të afërmit. Aktualisht mjeku ndodhet në gjendje kome dhe po lufton me jetën. Shuli ushtronte profesionin si mjek familje prej vitesh në Qendrën Shëndetësore në lagjen “Sporti” të Gramshit.
Deri tani nga ana e Policisë nuk ka persona të ndaluar apo të shoqëruar për ngjarjen e rëndë, raporton News 24.