Më pak se 10 % e shqiptarëve e vlerësojnë si efektive vendosjen e fashës 800 kw

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shumica e shqiptarëve mendojnë që vendimi i qeverisë për të rritur çmimin e energjisë, vetëm për konsumatorët familjarë që tejkalojnë fashën me 800 KW, nuk është aspak efektiv.

Gjetjet e Barometrit tregojnë që 37 % e shqiptarëve mendojnë se ky vendim nuk është aspak efektiv, 19 % mendojnë që është disi efektiv, 18.2 % e tyre janë neutral me përgjigjet e tyre dhe 8.7 % mendojnë që ky vendim është shumë efektiv.

Duke marrë parasysh nivelin e ekonomisë së Shqipërisë, qytetarët janë pyetur nga Barometri nëse vendimi për mbrojtjen e shqiptarëve nga kriza energjetike është brenda mundësive të qeverisë.

53.1 % e tyre mendojnë që qeveria ka bërë më pak se mundësitë që ka, 31 % mendojnë që qeveria aq ka mundësi dhe 10.4 % e tyre mendojnë që qeveria ka bërë më shumë se mundësitë që disponon.

Megjithatë, shqiptarët nuk kanë besim as tek opozita, se kjo e fundit do e zgjidhte më mirë krizën energjetike.

Sipas sondazhit të Barometrit, 29.4% e qytetarëve mendojnë që as opozita, nuk do të ishte efektive sa i përket masave që do të merrte për të mbrojtur familjarët nga rritja e çmimit të energjisë. 21.7% e tyre mendojnë që do ishin pak efektive, 19.6 % mendojnë që do ishin disi efektive, ndërsa 20.1 % nuk e dinë se sa efektive do të ishin.EURONEWS ALBANIA

Zjarr Tv Ad