Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari, deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se situata në Shqipëri është katastrofë ndërsa përmendi krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.
Rudina Hajdari tha se duhet të protestojmë më 6 dhjetor dhe të tregojmë të vërtetën dhe realitetin para liderëve të BE-së që do jenë pjesë e samitit.
“Qytetari i thjeshtë kudo ku ndodhet e ka të pamundur të mbijetojë me rritjen e çmimeve. Nuk duhet të preokupohemi për imazhin e Shqipërisë më datë 6 dhjetor por për qytetarët tanë. Ta bëjmë duke treguar realitetin. S’ka asgjë të keqe të dalësh në protestë.
Të gjithë vendet anëtare të BE i kanë lexuar raportet. Shqipëria s’i ka kapërcyer kushtet e rëndësishme që i ka për korrupsinonin, krimin e organizuar, reforma zgjedhore. Jemi një vend ku vota blihet masivisht dhe s’ka ndëshkueshmëri”-tha Hajdari.